aLUMNI

Apliko

QUOTES

Analiza e ideve, principeve dhe vlerave që formojnë bazën e institucioneve politike, qeverisjes dhe marrëdhënieve shoqërore, duke përfshirë çështjet e drejtësisë, pushtetit dhe legjitimitetit.

Xhesian Balili

Përvoje e kenaqësi të isha pjesë në një platformë kaq motivuese e drejtuese ndaj një vizioni të qartë të të rinjve që vendosin ti bashkohen Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Ambra Ajazaj

Akademia e Politike e Partisë Socialiste i ofron çdo qytetari të angazhuar mundësinë për të transformuar politikën, atë që vendos për të tashmen dhe të ardhmen. Për mua ishte një përvojë unike, që më dha mundësi për rritje personale, rrjetëzim, advokim dhe perfshirje të drejtëpërdrejtë në procese politike.

Albina Nanaj

Kënaqësi të isha pjesë e Akademisë Politike Socialiste, një eksperiencë që na pajisi me njohuri të thelluara mbi politikën kombëtare dhe globale, duke na ofruar gjithashtu mundësinë për të ndërtuar një rrjet të fortë dhe frymëzues bashkëpunëtorësh.

Rei Gjika

Akademia Politike e Partisë Socialiste është forca që ndez idealet dhe i kthen në veprime, më ka mësuar se vetëm përmes vendosmërisë dhe pasionit lind vizioni për të ardhmen.Kam ardhur këtu për të qenë pjesë e ndryshimit, jo një vëzhgues i tij.

Xhenjola Sulejmani

 Si nje profesionist i ri, i sapokthyer në Shqipëri, Akademia Politike e Partisë Socialiste më ofroi mundësinë për t’u bërë pjesë e sistemit politik të Shqipërisë. Njohuria, shkëmbimi i eksperiencave, aktivitetet e ndryshme, na kanë rritur kapacitetin për t’u bërë faktorë ne vendimmarrjen e shtetit tonë.

Argios Kollcaku

 Trajnimi në Akademinë Politike të Partisë Socialiste ishte një eksperiencë e veçantë dhe një mundësi e pazakontë që zgjoi tek unë dëshirën për të qënë pjesë e politikës. Do ta cilësoj si një përvojë që ndryshon rrjedhën e jetës.

Matea Rexhepi

Akademia Politike e Partise Socialiste ka qene nje pervojë e cila më ka formuar si aktiviste dhe lidere,duke me dhene aftësine të kuptoj më thellë proceset vendimmarrëse dhe organizimin politik. Per të rinjtë që besojnë në kauza, kërkojnë t’i japin jetë ideve të tyre dhe janë gati t’i vënë ato në zbatim te një të mire të përbashkët.., kjo akademi është platforma ideale për t’u angazhuar dhe për të sjellë ndryshime te prekshme ne shoqëri.

Ester Ndreka

Përfundimi i Akademisë Politike ka qenë një përvojë thellësisht e vlefshme, e cila më ka pajisur me njohuri të reja dhe perspektiva të rëndësishme për procesin politik. Lektorët me përvojë na ofruan jo vetëm teorinë, por edhe shembuj konkretë të praktikave të suksesshme, duke na sfiduar të mendojmë në mënyrë kritike dhe strategjike. Ky udhëtim edukativ më ka ndihmuar të rris angazhimin tim dhe të kuptoj më mirë sesi mund të ndikoj në krijimin e politikave më të mira për të ardhmen.

Matilda Zizolli

Akademia Politike e PS ofron mundësinë për të mësuar, për t’u rritur dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit; një hap i rëndësishëm për ata që dëshirojnë të bëjnë ndryshime të vërteta në politikë dhe shoqëri.

Tomas Menkshi

Akademia Politike e PS ofron mundësinë për të mësuar, për t’u rritur dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit; një hap i rëndësishëm për ata që dëshirojnë të bëjnë ndryshime të vërteta në politikë dhe shoqëri.

Anisa Hysesani

Akademia Politike e PS ishte një eksperiencë shumë e vlefshme, një derë e hapur për të ecur në politikë me ambicjen dhe dëshirën për të kontribuar nëpërmjet Partisë Socialiste për zhvillimin e vendit. Të gjithë ne, pjesëmarrësit në këtë akademi, të pajisur me energji pozitive, dije e pasion për Shqipërinë që duam, ta kthejmë këtë eksperiencë që morëm në aktivitet real, duke punuar për të ndikuar që gjërat të shkojnë edhe më mirë e që transformimi i Shqipërisë të vijojë me sukses. Unë i jam futur politikës duke qenë një njeri prej popullit e do të punoj me përkushtim të jem një njeri për popullin.

Gerald Alliaj

Pas disa vitesh si aktivist rinor e politik, pë mua është vlerë e shtuar qe munda të përfitoja nga gjithçka që Akademia Politike e Partisë Socialiste ofroi. Sfida e vetme pas kësaj eksperience formuese, mbetet vendosja e gjithë aftësive e njohurive të fituara në funksion të sfidave të përbashkëta.

Roy Bashaj

Akademia Politike më ka nxitur ambicien, ku çdo debat rrit përvojën gjithëpërfshirëse në artin e lidershipit, ku teoria takohet me praktikën dhe ku idealet testohen në sferën e sfidave të botës reale!

Amalia Bala

Pjesëmarrja ime në Akademinë Politike të Partisë Socialiste ishte një mundësi e vyer për të përjetuar nga afër dinamikat e politikës dhe për të kuptuar rëndësinë jetike të angazhimit të të rinjve në këto procese. Kjo eksperiencë më pasuroi me njohuri dhe perspektiva të reja, duke më dhënë besimin dhe aftësitë e nevojshme për të kontribuar aktivisht në zhvillimin e vendit.

Alesia Dodaj

Thirrja e hapur për të marrë pjesën në Akademinë Politike të Partisë Socialiste u bë thirrja ime e brendshme për ta njohur më tepër politikën dhe për të jetësuar bindjet e mia nëpërmjet këtij angazhimi. Një përvojë e rëndësishme për mua dhe një gur themeli për këdo që nxitet nga parimet dhe dëshira për të përmirësuar vendin tonë, të ardhmen tonë.

Jona Osmani

Politika është arti i së mundshmes. Kjo akademi politike më ka dhënë besimin se mundësitë e reja dhe zgjidhjet inovative janë çelësi për të përmirësuar politikën dhe për t’i dhënë rinisë atë që meriton.

Kamelisa Selami

Akademia Politike e PS nuk ofron vetëm teori politike, diskutime konstruktive mbi të majtën dhe përvoja të vyera në politikë, por është edhe një mundësi reale për të kontribuar dhe për të nisur rrugëtimin si një agjent ndryshimi në shoqëri.

Dirseo Pasha

Për mua Akademia Politike e Partisë Socialiste ka qënë një rrugëtim esencial në formësimin e themeleve të sigurta ,efikase dhe të qënsishëm të karakterit politikë në tërësi.Që në përfshirjen time të pare në Partine Socialiste disa vite më parë  jam joshur nga parimi i një partie e njerzve te zakonshëm për njerzit e zakonshëm të kombit tonë. Rrjetëzimi,advokimi dhe dijet nga lektorët më në zë të politikes evropiane e botërore në fazen e pare të akademisë po shërbejnë tërsisht në vazhdimesinë tonë politike .Si një e re me një eksperencë modeste edhe në terren, politiken e shikoj në afatgjatë me plane ambicioze por në perditshmëri me zgjidhje pragmatiste e sipas nevojave të komunitetit.

Marjana Prenga

Politika nuk është vetëm përballje idesh, por ndërtim i së ardhmes me bashkëpunim dhe vendosmëri. Akademia Politike më mësoi se ndryshimi vjen kur përkushtimi takon vizionin, dhe së bashku mund të ndërtojmë një Shqipëri më të drejtë.

Ambra Kërëku

Akademia Politike PS ishte një rrugëtim interesant, intesiv dhe i bukur.U ndjeva e sfiduar por mësova shumë.Të  jesh pjesë e një strukture politike nuk do të thotë me doemos se me Akademine Politike ne duhet të bëhemi  politikanë por do të thotë të mësosh përgjegjësinë e asaj që ti merr përsipër. Të aderosh do të thotë të kontribosh në atë qe ti je e formuar dhe je e aftë.

Entela Hoxha

Kontributi qytetar në shoqëri është një proces i vazhdueshëm ku secili duhet të marrë pjesë, dhe ky proces është i mbushur me sfida në aspekte të ndryshme. Gjatë Akademisë Politike të Partisë Socialiste, mësova se kontributi individual merr një vlerë më të madhe kur vendoset në kuadër institucional.

Musa Coha

Akademia Politike e Partisë Socialiste të ofron mundësinë të mësosh nga liderët më të spikatur të vendit dhe të njohësh sfidat aktuale në zhvillimin politik të Shqipërisë. Kjo përvojë e bën më të lehtë për këdo që të kontribuojë në ndërtimin e politikave që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe ofrojnë një të ardhme më të sigurt e të qëndrueshme për shqiptarët.

Denis Ormënaj

Akademia Politike e Partisë Socialiste ishte për mua një prej eksperiencave më të mira që më mësoi, formoi, zhvilloi, më njohu me njerëz të rinj profesionistë në fushën e tyre, me të cilët ndava ide e mendime. E mbi të gjitha, ishte nje rrugëtim që më motivoi për të punuar edhe më shumë për të qënë pjesë e ndryshimit.

Helena Kace

Pjesëmarrja ime në Akademinë Politike ka qenë një udhëtim frymëzues dhe motivues .Përmes Akademisë, kam kuptuar rëndësinë e përfshirjes aktive dhe të vazhdueshme në proceset politike, ndërsa kam fituar besim dhe njohuri për të ndjekur qëllimet e mia me vendosmëri.

Ilda Jongari

Të jesh pjesë e Akademisë Politike do të thotë të mësosh nga më të mirët – nga ata që e kanë dëshmuar veten si fitues. Është një mundësi për të fituar njohuri nga ekspertët më me përvojë në këtë fushë, duke ju pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në politikë.

Redon Jegeni

Eksperienca ime në Akademinë Politike të Partisë Socialiste ishte jashtëzakonisht e vlefshme për të kuptuar të majtën dhe principet e saj. Akademia ofroi një bazë të fortë teorike mbi vlerat social-demokrate dhe mbi mënyrën sesi politikat progresive mund të sjellin ndryshime pozitive për shoqërinë. Diskutimet e hapura me të ftuarit e shumtë politikë dhe profesuonistë, më ndihmuan të forcoj njohuritë e mia mbi politikat publike, qeverisjen dhe reformat ekonomike. Akademia gjithashtu hapi një mundësi për network personal dhe profesional, duke krijuar një bazë të rëndësishme për të ardhmen time dhe angazhimin politik në Shqipëri.

 Arlind Kullolli

Pjesëmarrja ime në Akademinë Politike të Partisë Socialiste pati një ndikim kyç në kuptimin më të zgjeruar të politikave të majta. Angazhimi në modulin “Komunikimi Politik dhe Fushata Zgjedhore” më siguroi disa njohuri të rëndësishme rreth kompleksitetit të strategjive politike dhe komunikimin efektiv të tyre, që sigurisht ishte moduli im i preferuar.

Lejdi Caci

Pjesëmarrja në akademinë politike shënjoi tek unë një eksperiencë te veçantë e cila përkon me thellimin e njohurive të mia mbi politikbërjen, diplomacinë dhe politikën e jashtme të Shqipërise, duke përmirësuar përgatitjen time për te kontribuar në zhvillimin e politikave në rang kombëtar dhe ndërkombëtar

Bajram Hoxha

Teori Politike

Analiza e ideve, principeve dhe vlerave që formojnë bazën e institucioneve politike, qeverisjes dhe marrëdhënieve shoqërore, duke përfshirë çështjet e drejtësisë, pushtetit dhe legjitimitetit.

Komunikimi Politik

Njohja me proçesin e transmetimit dhe shkëmbimit të mesazheve politike ndërmjet aktorëve politikë, mediave dhe publikut, me qëllim formësimin e opinioneve dhe influencimin e sjelljes politike.

Marrëdhënie ndërkombëtare

Studimi i ndërveprimeve politike, ekonomike dhe shoqërore ndërmjet shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe aktorëve jofitimprurës, me fokus te paqja, siguria dhe bashkëpunimi global.

STATISTIKA

257

Aplikime

0

Aplikantë të përzgjedhur në fazën II

0

Të përzgjedhur në Akademi

© Akademia Politike PS 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.